Kronika 14 August 2025, 22:29 Nga VNA

Kali i braktisur që i shpëtoi flakëve në Delvinë gjen ndihmë dhe përkujdesje

Ndaje në Whatsapp
Kali i braktisur që i shpëtoi flakëve në Delvinë gjen

Gjatë zjarrit shkatërrues që përfshiu zonën e Delvinës, një kamerë ka kapur një pamje prekëse: një kalë i braktisur, i cili ishte bërë pre e flakëve. Pamja nuk kaloi pa u vënë re nga specialistët vendas, të cilët reaguan menjëherë pas marrjes së njoftimit për gjendjen e rënduar të kafshës.

Inspektori Veterinar i Bashkisë Delvinë, Artan Alinani, së bashku me përfaqësues të bashkisë, ndërmorën masa për trajtimin mjekësor, ushqimin dhe sistemimin e kalit.

Pas ndërhyrjes së shpejtë dhe kujdesit të vazhdueshëm, gjendja shëndetësore e kalit është përmirësuar ndjeshëm dhe ai është jashtë rrezikut. Më tej, një fondacion gjerman që merret me mbarështimin dhe mbrojtjen e kuajve ka ndërhyrë për të marrë në kujdes të mëtejshëm këtë kafshë.

Bashkia Delvinë dhe specialistët veterinarë vlerësojnë ndjeshmërinë e publikut për rastin, duke theksuar se çdo kafshë, pavarësisht rrethanave, do të marrë gjithmonë trajtimin dhe vëmendjen e duhur nga institucionet përkatëse.

 

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme