Kronika 5 May 2026, 16:43 Nga VNA

Jo vetëm SPAK, edhe prokurorët e rretheve përgjuan 1771 telefonë, përfshirë punonjës shteti gjatë 2025-ës

Ndaje në Whatsapp

Jo vetëm SPAK, edhe prokurorët e rretheve përgjuan 1771

Në raportin vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2025, përgjimi i komunikimeve elektronike evidentohet si një mjet kyç për sigurimin e provave gjatë fazës së hetimeve paraprake.

Të dhënat kryesore statistikore mbi përdorimin e përgjimeve për vitin 2025 janë si vijon:
Janë ekzekutuar 822 vendime për përgjim të autorizuara nga gjykata dhe 406 autorizime apo urdhra të prokurorit.
Ky mjet kërkimi prove është përdorur në 356 procedime penale, duke mundësuar interceptimin e 1771 pajisjeve fundore në përdorim të 1642 personave të dyshuar.

Rastet dhe grupveprat penale ku janë përdorur përgjimet:
Përgjimet janë aplikuar në një gamë të gjerë veprash të rënda penale për të parandaluar pasojat e mëtejshme për shtetin dhe qytetarët.

Ndarja sipas grupveprave penale për të cilat është kërkuar përgjimi në vitin 2025 paraqitet si më poshtë:

Veprat penale në fushën e narkotikëve: Zënë peshën më të madhe me 29% të rasteve.
Krimet kundër personit: Përbëjnë 23% të procedimeve ku janë përdorur përgjimet.
Korrupsioni dhe veprat penale lidhur me detyrën: Janë përdorur në 14% të rasteve.
Vepra të tjera: 12%.
Vjedhje dhe mashtrime: 7%.
Falsifikime, pastrim parash dhe kontrabandë: 4%.
Krime kundër pronës: 4%.
Vepra penale kundër kufijve: 4%.
Vepra penale lidhur me armët: 3%.


Përveç këtyre, përgjimet janë cilësuar si mjete të posaçme hetimi që kanë çuar në zbulimin e veprave penale të kryera në kuadër të bashkëpunimit të veçantë (grupe të strukturuara kriminale dhe organizata kriminale). Ato janë përdorur gjithashtu në hetime proaktive për krime kundër rendit dhe sigurisë publike, kundër jetës, autoritetit të shtetit dhe trafiqeve të paligjshme.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme