Kronika 30 March 2026, 14:31 Nga VNA

“Jam shtatzënë”, GJKKO heq masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës

Ndaje në Whatsapp

“Jam shtatzënë”, GJKKO heq masat e sigurisë ndaj

GJKKO i ka hequr masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës, ish-bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës. Ajo ishte nën masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur” në policinë gjyqësore dhe e kishte të ndaluar të dilte jashtë vendit.

Vendimi për heqjen e masave është marrë për shkak të gjendjes shëndetësore të saj. Xoxa kishte kërkuar më herët heqjen e masës së detyrimit për paraqitje, me argumentin se është shtatzënë dhe se nuk mund të paraqitet në prokurori pasi mjekët nuk ia këshillojnë.

Ajola Xoxa dhe bashkëshorti i saj, Erion Veliaj, janë të pandehur për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme