Kronika 7 May 2026, 11:13 Nga VNA

"Jam e ftuar në një workshop...". Ja si Majlinda Bufi e Roskovecit zvarrit procesin

Ndaje në Whatsapp
"Jam e ftuar në një workshop...". Ja si Majlinda Bufi e

GJKKO shtyu në 21 maj seancën gjyqësore ndaj kryebashkiakes së Roskovecit, Majlinda Bufi.
Zyrtarja vendore akuzohet për “përdorim të detyrës për veprimtari politike dhe zgjedhore”.

Shkak i shtyrjes u bë mungesa e Bufit, e cila përmes avokatit,  paraqiti disa bileta udhëtimi, për të provuar se ndodhej disa ditë jashtë vendit, si e ftuar në një workshop.

“Për shkak se ndodhemi në fazën e konkluzioneve të mbrojtjes, e mbrojtura dëshiron të jetë e pranishme”, tha avokati i saj Klodian Skënderi.

Procesi ndaj Bufit është shtyrë disa herë, sa gjykata deklaroi se do ta konsiderojë mungesë vullneti mosparaqitjen e konkluzioneve nga ana e saj dhe do të shpallte vendimin. SPAK ka kërkuar më herët dënimin e Bufit me 1 vit burg, duke e konvertuar në 2 vjet shërbim prove.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme