Kronika 1 December 2025, 20:32 Nga VNA

Ja kush është personi që përdori Audin e vrasjes së Mondi Mehallës në Elbasan

Ndaje në Whatsapp
Ja kush është personi që përdori Audin e vrasjes së

Identifikohet personi që ka përdorur automjetin tip Audi që u përdor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mehalla në Elbasan. Ai është Naldi Gj., dhe rezulton se ka qarkulluar me automjetin para se të ndodhte vrasja.

Automjeti është në pronësi të një prej kompanive të vetë viktimës. Në shtëpinë e Naldi Gj., është ushtruar kontroll dhe po shoqërohet në Elbasan të japë shpjegime për lëvizjet e tij gjatë ditëve të fundit dhe mbrëmjen e ngjarjes.

Mondi Mehalla u qëllua për vdekje në makinën e tij nga një person i maskuar. Mehalla është pronar i karburant Xhaxho Oil dhe El Taxi.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme