Kronika 15 November 2025, 15:20 Nga VNA

Atentatit në Rinas, Gjykata rrëzon arrestimin e dy efektivëve të AMP-së

Ndaje në Whatsapp
Atentatit në Rinas, Gjykata rrëzon arrestimin e dy efektivëve

Gjykata e Tiranës vendosi të cilësojë të paligjshëm arrestimin e dy policëve të komisariatit numër 3 në Tiranë, Bruno Cara dhe Arshim Zajmi. Ndaj tyre nuk u caktua masë sigurie.

Prokuroria kërkoi gjatë seancës masat e detyrimit për paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit deri në sqarimin e plotë të rrethanave të hetimit.

Dy efektivët u proceduan nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pasi kanë dhënë vërtetimin që Muçi Shaljani alias Sheqeri të niste punë si agjent në AMP. Muçi Shaljani alias Sheqeri ndërroi jetë sot në mëngjes në spitalin e Traumës pasi mbeti i plagosur në atentatin e Rinasit. Në atentat u vra mesditën e 11 nëntorit Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiliano Shullazit.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme