Kronika 21 October 2025, 16:21 Nga VNA

Ishte duke mbledhur gështenja me nënën e tij, zhduket 26-vjeçari në malet e Tropojës

Ndaje në Whatsapp
Ishte duke mbledhur gështenja me nënën e tij, zhduket

Një 26-vjeçar nga Tropoja është zhdukur në mënyrë misterioze, teksa ishte duke mbledhur gështenja së bashku me nënën e tij në zonën malore të Kamenicës, pranë Bajram Currit. Ngjarja ka ndodhur ditën e hënë, kur i riu është ndarë nga e ëma dhe ka humbur çdo kontakt me të.

Familjarët kanë bërë kallëzim për zhdukjen e tij në Komisariatin e Policisë së Tropojës të martën, duke identifikuar të riun si F. T., banues në Bajram Curri.

Aktualisht, Policia e Tropojës, në bashkëpunim me autoritetet e Kosovës, ekipet e kërkim-shpëtimit dhe banorët e zonës, po vijojnë kontrollet intensive në terren, duke përdorur edhe dronë për të lehtësuar kërkimet.

 


 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme