Kronika 13 September 2025, 08:40 Nga VNA

Ishte denoncuar si i zhdukur prej 21 ditësh, 44-vjeçari gjendet i varur në pemë në Lushnjë

Ndaje në Whatsapp
Ishte denoncuar si i zhdukur prej 21 ditësh, 44-vjeçari gjendet i

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një 44-vjeçar, i cili ishte shpallur i zhdukur disa ditë më parë. Viktima, shtetasi F. Gj., u gjet i varur në një pemë në lagjen "Çlirimi", ku dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Lushnjës, më datë 21 gusht 2025, motra e tij kishte bërë kallëzim për largimin e tij nga banesa, çka çoi në shpalljen në kërkim të 44-vjeçarit.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në lagjen 'Çlirimi', është gjetur, dyshohet i vetëvarur në një pemë, shtetasi F. Gj., 44 vjeç, i shpallur në kërkim në datë 21.08.2025", thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave. Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet që mund ta kenë çuar 44-vjeçarin drejt këtij akti ekstrem.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme