Kronika 18 September 2025, 15:26 Nga VNA

Inskenoi vdekjen e tij në Pukë, lirohet nga burgu italiani Davide Pecoreli

Ndaje në Whatsapp
Inskenoi vdekjen e tij në Pukë, lirohet nga burgu italiani Davide

Davide Pecoreli që inskenoi vdekjen e tij në Pukë u lirua nga burgu pasi dënimin e drejtësisë e ka shlyer me kohën e paraburgimit. Pecoreli u gjet i fshehur në Itali pas një kohe të gjatë ndërsa në Shqipëri hetohej nën dyshimet për vrasjen e tij.

Davide Pecorelli, i datëlindjes 23.11.1975, lindur në Perugia, "Citta di Castello" dhe banues në "San-Giustino" (PG), me adresë Rruga "Dei Fabri", Nr. 9, Itali, mbrojtur nga av. Admir Thanza dhe av. Neritan Cena, zgjedhur prej tij.

Për kryerjen e veprave penale të "Mashtrim" të parashikuar nga neni 143/3 të Kodit Penal.

Për kryerjen e veprës penale të "Dhunimi i varreve" të parashikuar nga neni 118-25 i Kodit Penal.

Për kryerjen e veprës penale të "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetes" të parashikuar nga neni 301-25 të Kodit Penal. Për kryerjen e veprës penale të "Shkatërrimi i pronës me zjarr", të parashikuar nga neni 151/2 i Kodit Penal. Për kryerjen e vepres penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror", të

Viktima:

parashikuar nga neni 297 të Kodit Penal.

Shoqëria tregtare "Airport Taxi" sh.p.k. NIPT:L34805201A, Rinas.

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm me vendimin Nr. 1982 dt.18.09.2025

VENDOSI:

Lënien në fuqi të vendimit Nr.749(1699) datë 3.4.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me këto ndryshime:

1.Deklarimit të pafajshëm të pandehurit Davide Pecorelli për veprën penale "Mashtrimi", parashikuar nga neni 143/3 i K.Penal.

2.Deklarimin fajtor të pandehurit Davide Pecorelli për kryerjen e veprës penale "Shkatërrim i pronës me zjarr", parashikuar nga neni 151/1 i K.Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj

burgim. - Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit Davide Pecorelli me 14 (katërmbëdhjetë) muaj burgim

-Bazuar në neni 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, ulet 1/3 e dënimit dhe i pandehuri Davide Pecorelli dënohet përfundimisht me 9 (nëntë) muaj e 10 (dhjetë) ditë burgim.

-Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit, pasi ka vuajtur dënimin me kohën e

paraburgimit.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme