Kronika 14 January 2026, 15:21 Nga VNA

Incident në burgun e sigurisë së lartë të Burrelit, anëtari i “Bandës së Babagjyshëve” ankohet për diskriminim

Ndaje në Whatsapp

Incident në burgun e sigurisë së lartë të Burrelit,

Pas arratisjes së të burgosurit Altin Ndoci nga Spitali Rajonal i Durrësit një ditë më parë, një incident tjetër ka ndodhur në Burgun e Sigurisë së Lartë të Burrelit.

Sipas një audioregjistrimi të publikuar në profilin e Instagramit të të dënuarit Fatmir Pjetri, i dënuar si pjesë e grupit të njohur si “Babagjyshët”, ai ka akuzuar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për diskriminim. Pjetri pretendon se nuk i është lejuar të promovojë librin e tij, “Jetë e guximshme”, për shkak të përmbajtjes që përfshin akte dhune.

Pas publikimit të audioregjistrimit, Drejtoria e Burgut të Sigurisë së Lartë në Burrel ka urdhëruar një kontroll të imtësishëm të qelisë së Pjetrit, ndërsa dyshohet se audioregjistrimi është realizuar brenda qelisë me një aparat celular. Rezultatet e kontrollit priten të bëhen të ditura në orët në vijim.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme