Kronika 13 October 2025, 13:37 Nga VNA

Inati i Ilir Prodës “internon” shefin e komisariatit 2 në Kukës. Si lindi armiqësia pas arrestimit të mikut të drejtorit të përgjithshëm të policisë

Ndaje në Whatsapp
Inati i Ilir Prodës “internon” shefin e komisariatit 2 në

Ilir Proda “internon” në Kukës ish-shefin e Komisariatit nr. 2 në Tiranë, Ritvan Palin. Ndëshkimi i Palit nisi pas arrestimit të Altin Morinës, një ish-special i forcave RENEA, pasi ishte në kërkim me urdhër të SPAK për pjesëmarrje në organizatë kriminale e trafik droge në bashkëpunim me të ”fortin” e Niklës, Durim Bami.

Sipas burimeve, inati i Ilir Prodës ndaj Palit nisi pikërisht sepse ishte ai që arrestoi Altin Morinën, mikun e drejtorit të përgjithshëm të Policisë.
Pas kësaj ngjarjeje, Pali dha dorëheqjen dhe u emërua shef seksioni në Seksionin e Rendit Publik në Komisariatin e Policisë Devoll në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë. Por, ndaj tij nisi një procedurë disiplinore dhe iu dha “ulje në gradë për 1 vit” me motivacionin “moszbatim haptazi i dispozitave ligjore për përmbushjen e detyrave funksionale”. Pali është ulur në gradën Nënkomisar për një periudhë vjeçare. Tashmë, me firmën e Prodës, është emëruar specialist për rendin në Seksionin e Rendit Publik në Komisariatin e Policisë Kukës në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës.
Dikur Ritvan Pali ishte një nga të “preferuarit” e Ilir Prodës, por pas arrestimit të Morinës filloi dhe ndëshkimi i tij.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme