Kronika 28 January 2026, 14:45 Nga VNA

IMT në Durrës prish disa shtëpi tek Ura e Dajlanit, lë në mes të rrugës dhjetra banorë të komunitetit rom dhe egjiptian

Ndaje në Whatsapp

IMT në Durrës prish disa shtëpi tek Ura e Dajlanit, lë

IMT në Durrës prish disa shtëpi tek Ura e Dajlanit duke lënë në mes të rrugës dhjetra banorë, kryesisht të komunitetit rom dhe egjiptian.

Sipas Bashkisë së Durrësit kanë bllokuar kanalizimet e ujërave të zeza. Por banorët thonë se kanalin e ka bllokuar një biznes privat që ka ndërtuar karburant.

Sipas avokatit të familjeve Gentian Sejrani, ata janë lënë në mëshirë të fatit. Avokati tha se do ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore, pasi shembjet janë bërë në kundërshtim me ligjin.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme