Kronika 1 November 2025, 18:57 Nga VNA

Ilir Proda shkarkon drejtuesit e Policisë në Korçë pas rrëmbimit të Ilir Topçiut

Ndaje në Whatsapp
Ilir Proda shkarkon drejtuesit e Policisë në Korçë pas

Drejtori i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka shkarkuar nga detyra Drejtorin e policisë së Korçës Erion Ahmeti, si dhe ka pezulluar drejtorin e hetimeve të krimit në këtë qytet Hajri Kushe , pas ngjarjes së rëndë të rrëmbimit dhe dhunimit të 32-vjeçarit Ilir Topçiu.  Ashtu siç VNA raportoi më herët, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për gjithë zinxhirin drejtues të DVP Korçë dhe Komisariatit të Policisë Devoll, për mospërmbushje të detyrave që kanë sjellë pasoja të rënda.

Në njoftimin zyrtar, Policia e Shtetit njofton se zinxhiri drejtues i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë nuk ka përmbushur detyrimet ligjore dhe nuk ka menaxhuar situatën në mënyrë të duhur.

Po me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, është caktuar përkohësisht në detyrën e Drejtorit të DVP Korçë, Drejtues Islor Islami, i cili më parë mbante detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme