Kronika 7 October 2025, 16:39 Nga VNA

Ilir Proda shfaqet në Gjykatën e Apelit një ditë pas ngjarjes tragjike, nuk jep asnjë koment apo sqarim

Ndaje në Whatsapp
Ilir Proda shfaqet në Gjykatën e Apelit një ditë pas

Një ditë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ishte i pranishëm në Gjykatën e Apelit.

Në dalje, atij iu drejtua mikrofoni për të dhënë një prononcim lidhur me ngjarjen dhe praninë e tij aty, por Proda nuk dha asnjë koment dhe asnjë sqarim.

Me hapa të nxituar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit reagoi vetëm me heshtje, në një vend ku kishte dështuar siguria dhe vetë policia që ai drejton.

Kujtojmë se paraditen e sotme, KLGJ përgënjeshtroi deklaratën e ministres së Brendshme, Albana Koçiu, e cila një ditë më parë kishte thënë se “Forcat e Policisë së Shtetit nuk kanë asnjë përgjegjësi për kontrollin e hyrje-daljeve dhe sigurinë brenda godinave të gjykatave.”

Në reagimin e tij, KLGJ shprehet se, në të gjitha gjykatat e Republikës së Shqipërisë, Policia e Shtetit aktualisht ofron shërbimin e saj vetëm me një punonjës në hyrjen kryesore, ku qarkullojnë palët dhe publiku. KLGJ shtoi gjithashtu se ka kërkuar në mënyrë të përsëritur shtimin e forcave të policisë në sallat e gjyqit, por kjo kërkesë është refuzuar.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme