Kronika 11 May 2026, 13:12 Nga VNA

Ilir Meta në GJKKO, avokati kërkon zbutje të masës duke iu referuar rastit të Mirlinda Karçanajt, SPAK kundër: S’ka asnjë rrethanë të re

Ndaje në Whatsapp

Ilir Meta në GJKKO, avokati kërkon zbutje të masës duke iu

Në seancën e dytë gjyqësore ndaj Ilir Metës, ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhit dhe tre të pandehurve të tjerë, debatet mes palëve u përqendruan sërish tek masa e sigurisë ndaj kreut të Partia e Lirisë, i cili ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit 2024.

Gjatë seancës së zhvilluar këtë të diel, avokati mbrojtës Kujtim Cakrani kërkoi zbutjen e masës së sigurisë për Metën, duke pretenduar se Prokuroria e Posaçme nuk ka paraqitur prova konkrete që justifikojnë vijimin e “arrestit në burg”.

“Meta ka 19 muaj në paraburgim. Gjykimi në themel ende nuk ka filluar dhe nuk dihet kur do të përfundojë. GJKKO e justifikoi masën me faktin se i pandehuri mund të dëmtojë provat duke intimiduar dëshmitarët. Rreziku i intimidimit të dëshmitarëve mbetet spekulativ. Prokuroria thotë që do prishë prova, por se cilat janë provat nuk e thotë. Prokuroria thotë që do të intimidojë dëshmitarët, por nuk thotë se cilët dëshmitarë do të intimidojë”, u shpreh Cakrani gjatë seancës.

Më tej, avokati depozitoi edhe kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë: “Ne kërkojmë që ish-presidenti të ketë një masë më të butë”.

Ai e mbështeti kërkesën edhe në një precedent të fundit të Gjykata e Lartë, lidhur me zbutjen e masës ndaj ish-drejtoreshës së AKSHI, Mirlinda Karçanaj.

“Ajo ishte edhe për ‘grup kriminal’ dhe Gjykata e Lartë e liroi nga ‘arresti në shtëpi’”, deklaroi avokati.

Ilir Meta mungoi në këtë seancë, ndërsa sipas mbrojtjes arsyeja lidhet me mungesën e besimit ndaj gjykatës.

“Klienti im nuk ka besim tek gjykata, ndaj nuk ka ardhur sot këtu. Pse duhet të vazhdojë paraburgimi. Kanë ndryshuar të gjitha kushtet. Të reflektojë gjykata”, përfundoi Cakrani.

Nga ana tjetër, prokurori Sotir Kllapi kundërshtoi kërkesën e mbrojtjes, duke deklaruar se nuk është paraqitur asnjë rrethanë e re që të justifikojë ndryshimin e masës së sigurisë.

“Mbrojtja nuk paraqiti asnjë provë se çfarë ka ndryshuar, por vetëm argumente të përgjithshme. Mbrojtja iu referua vendimit unifikues të 4 majit. Nëse nuk ka asnjë rrethanë që ka zbutur nevojat e sigurimit, apo dyshimin e arsyeshëm, ne mendojmë se nuk ka asnjë rrethanë të ndryshuar”, tha Kllapi.

Sipas tij, aktiviteti kriminal për të cilin akuzohet Meta shtrihet nga viti 2009 deri në 2017, duke e konsideruar të evidentuar rrezikshmërinë shoqërore.

“Veprimtaria kriminale për të cilën akuzohet i pandehuri Ilir Meta shtrihet nga 2009 deri në 2017 dhe për veprën e ‘deklarimit të rremë’ është akuzuar vetëm njëherë. Një periudhë e gjatë kohore. Ne mendojmë se rrezikshmëria shoqërore është evidente”, deklaroi prokurori.

Ai shtoi gjithashtu se vendimi unifikues i përmendur nga mbrojtja nuk sjell elemente të reja në proces.

“Në këto rrethana vendimi unifikues nuk sjell asgjë të re në këtë proces. Nuk ka zbutje të nevojave të sigurimit. Më 8.06.2026 Kushtetuesja ka shqyrtuar proporcionalitetin e masës dhe e ka konsideruar proporcionale. Kërkesa e të pandehurit për zëvendësim të masës është e pabazuar në ligj dhe prova. Kërkojmë rrëzimin e saj”, përfundoi Kllapi.

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e prokurorit, duke lënë në qeli ish-presidentin Ilir Meta, duke rëzuar kështu kërkesën e tij të radhës për zëvendësim mase.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme