Kronika 2 March 2026, 16:43 Nga VNA

Ilir Meta kërkesë të re GJKKO për lirimin nga qelia

Ndaje në Whatsapp
Ilir Meta kërkesë të re GJKKO për lirimin nga qelia

Ilir Meta paraqet kërkesë të re për zëvendësim të masës së sigurisë “arrest me burg”. Kërkesa u depozitua ditën e sotme nga avokatët e ish-presidentit, duke pretenduar se nuk ka më asnjë rrethanë që të qëndrojë një paraburgim.

Sipas avokatëve, ai mbahet prej 16 muajsh në qelitë e paraburgimit dhe në kushtet kur ka përfunduar hetimi dhe është drejt fundit seanca paraprake, masa e sigurisë duhet zëvendësuar nga arrest me burg në ndonjë masë me të lehtë. Kohët e fundit Ilir Meta ka paraqitur disa kërkesa për zbutjen e masës, ndërsa në muajin prill pritet shqyrtimi i kërkesës së tij në Gjykatën Kushtetuese.

Të enjten e kësaj jave Gjykata e Posaçme pritet të përfundojë seancën paraprake dhe të vendosë për fatin e dosjes Meta-Kryemadhi. Ish-presidenti akuzohet për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie në bashkëpunim me ish-bashkëshorten Monika Kryemadhi dhe tre të pandehur të tjerë. Ilir Meta i ka mohuar të gjitha akuzat e SPAK.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme