Kronika 6 October 2025, 17:55 Nga VNA

ILD: Nuk ka ankesa nga familja Shkambi ndaj gjyqtarit Astrit Kalaja

Ndaje në Whatsapp
ILD: Nuk ka ankesa nga familja Shkambi ndaj gjyqtarit Astrit Kalaja

VNA u interesua pak më parë për të marrë informacion nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë (ILD) lidhur me ndonjë ankesë të mundshme ndaj gjyqtarit Astrit Kalaja pranë këtij institucioni.

Sipas të dhënave paraprake, nuk rezulton të ketë asnjë ankesë të depozituar nga familja Shkambi ndaj gjyqtarit që u qëllua sot për vdekje në sallën e gjyqit nga Elvis Shkambi.

Për shkak të përfundimit të orarit zyrtar, ILD bën me dije se nuk disponon ende informacion të plotë mbi statusin e përgjithshëm të ankesave të mundshme të depozituara më herët ndaj gjyqtarit Kalaja.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme