Kronika 21 October 2025, 12:40 Nga VNA

ILD nis verifikimet për ndalimin e avokatit Ulian Barjami

Ndaje në Whatsapp
ILD nis verifikimet për ndalimin e avokatit Ulian Barjami

Pasditen e djeshme, avokati Ulian Barjami u lirua nga qelia, ku qëndroi për tre ditë me urdhër të Oficerëve të Policisë Gjyqësore. Arrestimi i tij u bë pas një kallëzimi nga prokurori Gjergji Ceka, i cili pretendonte se ishte kërcënuar nga Barjami gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën e Elbasanit.

Në lidhje me këtë ngjarje, Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka nisur verifikimet me iniciativë për të shqyrtuar ligjshmërinë e veprimeve procedurale që çuan në ndalimin e avokatit. Inspektorë të ILD-së kanë mbërritur sot në Elbasan për të marrë dhe analizuar dokumentacionin lidhur me rastin.

Gjykata e Elbasanit vendosi dje lirimin e menjëhershëm të Barjamit, duke theksuar mungesën e arsyeve ligjore për mbajtjen e tij në izolim. Ky vendim ka nxitur debate dhe shqetësime në komunitetin juridik dhe opinionin publik lidhur me trajtimin e rasteve të tilla.

Ndërkohë, Prokuroria e Elbasanit ka shpallur moskompetencën dhe ka dërguar çështjen në Prokurorinë e Tiranës, duke argumentuar konflikt interesi, pasi padia kundër Barjamit është ngritur nga prokurori Gjergji Ceka, i cili punon në këtë prokurori.

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme