Kronika 29 September 2025, 15:14 Nga VNA

Ekzekutimi i biznesmenit italian në Salari, ja fotoja e autorit të dyshuar

Ndaje në Whatsapp

Personi në foto është Kamber Sulçaj, autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit italian në Tepelenë. Ai është shpallur në kërkim nga Policia, ndërsa dyshimet flasin se vrasja ka ndodhur për shkak të një konflikti.

Ekzekutimi i biznesmenit italian në Salari, ja fotoja e autorit të

Policia thotë se nga hetimet rezulton se pas një konflikti verbal për motive të dobëta, 48-vjeçari ka qëlluar me armë në drejtim të viktimës dhe shoqëruesve të tij, si dhe automjeteve të tyre. Për pasojë, humbi jetën shtetasi E. S.


Sekuestrimet e kryera:

Në vendngjarje u sekuestruan automjetet e viktimës dhe të shoqëruesve të tij, si dhe 2 armë gjahu.
Në një stan në zonë të thellë malore midis fshatrave Nivicë dhe Bolenë, u gjetën automjeti dhe veshjet e dyshuara të autorit, si dhe një çantë me dylbi termike, dylbi me rreze infra, mbajtëse arme dhe elektrik dore.
Në banesën e K. S. dhe në banesat e familjarëve të tij në Mesaplik dhe Vlorë, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 2 500 000 lekë (lekë dhe euro), 3 armë gjahu me municion, 450 fara të dyshuara Cannabisi dhe 2 kasaforta.

Policia e Gjirokastrës, në bashkëpunim me Policinë e Vlorës dhe strukturat e Policisë Kriminale, vijon punën për kapjen e 48-vjeçarit.

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme