Kronika 24 August 2025, 10:49 Nga VNA

I shpallur në kërkim nga SPAK për trafik lëndësh narkotike, ekstradohet nga Belgjika Edson Pjetri

Ndaje në Whatsapp
I shpallur në kërkim nga SPAK për trafik lëndësh

Ekstradohet nga Belgjika, Edson Jozëik alias Edson Pjetri, i dyshuar si pjesëtar i një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike.  

41-vjecari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës në maj të 2024 kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg” për trafik narkotikësh e grup kriminal.

Nga hetimet e kryera nga SPAK, dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, gjatë periudhës qershor-nëntor 2020, ka trafikuar rreth 160 kg lëndë narkotike cannabis sativa, nga Shqipëria në Malin e Zi, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

Ai iu dorëzua drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Video

🔴 Po ndodh Të rinjtë qëllojnë me gurë drejt policisë, këta të fundit përgjigjen me ujë me presion.

🔴PO NDODH TANI

Protestuesit zhvendosen nga Ministria Arsimit drejt Kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme