Kronika 20 January 2026, 15:30 Nga VNA

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për një vrasje në Britani, vetëdorëzohet në Tiranë 26-vjeçari Armando Marku

Ndaje në Whatsapp
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për një vrasje

26-vjeçari Armando Marku, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet britanike për veprën penale të vrasjes, është vetëdorëzuar këtë të martë në ambientet e Policisë së Tiranës.

Marku ishte në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet për përfshirje në vrasjen e një ish-snajperisti në qytetin Hartlepool, në Angli, ngjarje e ndodhur në vitin 2019. Autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar kishin lëshuar ndaj tij një urdhër kërkimi ndërkombëtar, duke e përfshirë në hetimet për këtë ngjarje të rëndë kriminale.

Pas vetëdorëzimit, 26-vjeçari është shoqëruar nga shërbimet e Policisë dhe pritet që të nisin procedurat përkatëse ligjore ndaj tij.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme