Kronika 13 September 2025, 12:41 Nga VNA

Atentati në Shkodër, Ragip Gila përdori pistoletë dhe automatik “MP5”

Ndaje në Whatsapp
Atentati në Shkodër, Ragip Gila përdori pistoletë dhe

Dy armët që përdori Ragip Gila dhe kreu masakrën e Shkodrës, një pistoletë dhe një automatik 'MP5', si dhe armët që u gjetën në shtëpinë e hallës së Ibrahim Licit janë dërguar për t’u analizuar në laboratorin e Policisë Shkencore.

Gila përdori një automatik “MP5”, i prodhim izraelit, me kapacitet të lartë zjarri, si dhe një pistoletë (armët që shihen në foto).

Hetuesit duan të konfirmojnë nëse këto armë janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale. Masakra me 2 të vrarë dhe dy të plagosur ndodhi mëngjesin e së hënës. Ragip Gila hyri i armatosur në një lokal në ngjitur me Bashkinë e Shkodrës dhe qëlloi ndaj tavolinës ku ishte ulur Erogen Vaso që dyshohet shënjestra e atentatit. Nga breshëria e plumbave, mbetën të vrarë Armando Pali e Liridon Kraja alias Lushi, si dhe u plagosën Erogen Vaso dhe kamarierja Meri Kaceri. Hetuesit dyshojnë se masakra ka si motiv larjen e hesapeve mes grupeve kriminale. Erogen Vaso është lidhje e grupit Bajri që janë në përplasje të forta me Ibrahim Licin.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme