Kronika 12 November 2025, 11:40 Nga VNA

Atentati në Rinas, shoqërohen 5 persona në polici

Ndaje në Whatsapp

Atentati në Rinas, shoqërohen 5 persona në polici

Policia ka shoqëruar të paktën pesë persona në kuadër të hetimeve për atentatin e ndodhur një ditë më parë në zonën e Rinasit, ku u vra me breshëri plumbash Gilmando Dani dhe u plagos agjenti i AMP-së, Muça Shaljani.

Bëhet me dije se hetimet janë përqendruar në identifikimin e autorëve, ndërsa grupet hetimore po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të zbuluar lëvizjet para dhe pas ngjarjes.

Sipas të dhënave paraprake, autorët e dyshuar u larguan menjëherë pas atentatit në drejtim të Fushë-Krujës. Në fshatin Halilaj të Krujës, policia gjeti të martën një automjet të djegur, që dyshohet se është përdorur nga autorët për t’u larguar nga vendngjarja.

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme