Kronika 13 February 2026, 11:20 Nga VNA

Atentati në Rinas ku u vra krahu i djathtë i Shullazit dhe agjenti i AMP-së do të hetohet nga SPAK

Ndaje në Whatsapp
Atentati në Rinas ku u vra krahu i djathtë i Shullazit dhe agjenti i

Atentati tek rrethrrotullimi i Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, i konsideruar si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe agjenti i AMP-së, Muçi Shaljani alias Sheqeri kalon në duar të SPAK. Prokuroria e Tiranës pas 3 muajsh hetime vendosi të shpallë moskompetencën për hetimin e masakrës dhe ta kalojë në Prokurorinë e Posaçme. Nisur nga të dhënat e siguruara, rezulton se atentati është organizuar nga një grup i strukturuar kriminal. Kjo jo vetëm nisur nga numri i pjesëmarrësve në vrasje, tre qitës, automjetet e përdorura, fakti që u fikën dritat në gjithë zonën, para, pas dhe gjatë ngjarjes, por edhe për shkak të shënjestrës, një ish i dënuar për gjobëvënie. Pavarësisht se është arritur në konkluzionin se atentati ndaj Danit u organizua dhe realizua nga një grup kriminal, prokurorët nuk kanë mundur të identifikojnë të dyshuarit konkret. Gilmando Dani, i dënuar për gjobëvënie dhe grup kriminal bashkë me Emiljano Shullazin dhe disa të pandehur të tjerë u qëllua për vdekje nga 3 persona, që i prenë rrugën automjetit me të cilin po udhëtonte. Ai sapo ishte kthyer nga Spanja ku kishte udhëtuar në shoqërinë e mikut të tij agjentit të AMP-së Muci Shaljani Sheqeri, i cili u plagos në ngjarje dhe humbi jetën më vonë në spitalin e Traumës.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme