Kronika 12 November 2025, 16:34 Nga VNA

Atentati në Rinas, AMP ndalon dy policë të dyshuar për falsifikim dokumentesh në rekrutimin e agjentit të plagosur

Ndaje në Whatsapp
Atentati në Rinas, AMP ndalon dy policë të dyshuar për

Pas atentatit të ndodhur dje në rrethrrotullimin pranë aeroportit “Nënë Tereza”, ku mbeti i vrarë Gilmando Dano dhe u plagos Muçi Shaljani, agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), kjo e fundit ka ndaluar dy punonjës policie të dyshuar për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

Në njoftimin zyrtar të AMP-së thuhet se janë ndaluar Nënkomisari Bruno Cara, specialist për hetimin e krimeve, dhe Inspektori Ashim Zajmi, nën/specialist i policimit në komunitet pranë Komisariatit Nr. 3, Tiranë.

Të dy dyshohen se kanë përpiluar në bashkëpunim Vërtetimin e Besueshmërisë për shtetasin M.Sh. (Muçi Shaljani), pa pasqyruar në dokument të dhëna që përbënin shkak për cenimin e kushteve të sigurisë. Ky veprim, sipas AMP-së, ka bërë të mundur punësimin e tij në institucion, në kundërshtim me ligjin “Për Policinë e Shtetit” dhe aktet që rregullojnë veprimtarinë e agjencive ligjzbatuese.

Hetimet e deritanishme kanë konstatuar edhe shkelje të procedurave ligjore në procesin e rekrutimit të Shaljanit, ndaj praktika dokumentare i është dërguar Prokurorisë së Tiranës në formën e kallëzimit penal, për përcaktimin e përgjegjësive ligjore të personave të përfshirë.

Sipas AMP-së, hetimet po vijojnë për sqarimin e plotë të procedurave të ndjekura dhe përfshirjen e mundshme të zyrtarëve të tjerë në këtë rast që lidhet me atentatin mafioz të së martës në Rinas.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme