Kronika 2 February 2026, 19:27 Nga VNA

Atentati në Lezhë/ Policia ndalon efektivin që iu kundërpërgjigj me armë autorëve

Ndaje në Whatsapp

Atentati në Lezhë/ Policia ndalon efektivin që iu

Prokuroria e Lezhës ndalon punonjësin e policisë B.Kovaci që qëlloi me armë në ngjarjen e Rrilës. Ai dyshohet për moskallëzim krimi. Rezulton se ai ka qenë në shoqërinë e Merando Nikulajt dhe e ka shoqëruar në berberhane.

Brenda sallonit janë gjetur 16 gëzhoja pistolete. Pistoleta e policit mban 15 plumba, por 5 jane gjetur në krehër. Ndaj ka dyshime se është përdorur dhe një armë e dytë.

Autorët nderkohë kanë qëlluar plot 30 herë me kashallnikov. Ne ngjarje mbeti i plagosur Sokol Daci, pronar i sallonit. Merando Nikulaj është nipi i Ardian Nikulaj i vrarë 3 vite më parë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme