Kronika 2 February 2026, 09:44 Nga VNA

Atentati në Lezhë/ 30 plumba drejt berberhanes, autorët largohen në drejtim të Fushë Krujës

Ndaje në Whatsapp
Atentati në Lezhë/ 30 plumba drejt berberhanes, autorët largohen

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me atentatin e ndodhur në Rrilë të Lezhës. Sipas burimeve, dy automjete, një tip Audi dhe një Volkswagen Passat, janë afruar pranë një berberhane, nga të cilat kanë zbritur shtatë persona të armatosur, disa prej tyre edhe me shkopinj bejsbolli.

Në momentin që grupi është afruar, një punonjës policie që ndodhej brenda sallonit ka qëlluar me armë zjarri. Pas kësaj, autorët janë kundërpërgjigjur duke qëlluar me kallashnikov rreth 30 plumba, duke lënë të plagosur shtetasin Sokol Daci, 30 vjeç.

Pas ngjarjes, dy automjetet janë larguar me shpejtësi në drejtim të Fushë-Krujës. Burime nga hetuesia bëjnë me dije se dyshohet se i plagosur ka mbetur edhe nipi i Ardian Nikulajt.

Sipas hetuesve, Sokol Daci nuk ka qenë shënjestër e atentatit, por është plagosur aksidentalisht si pasojë e përplasjes mes personave të tjerë. Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme