Kronika 19 September 2025, 12:09 Nga VNA

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoj, dëshmitari okular Stiven Mziu rrëfen ngjarjen: Ju dhashë ndihmën e parë, miqësia ime me Rrumin

Ndaje në Whatsapp
Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoj, dëshmitari okular Stiven Mziu

Stiven Mziu njeriu që iu dha ndihmë pas atentatit te mbikalimi i Shkozetit ish-prokurorit Arjan Ndoj, Aleksandër Lahos i njohur si Rrumi dhe Andi Malokut, dëshmon në procesin ndaj të pandehurve Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe.

Dëshmia

Kam punuar tek Ujësjellësi në Shijak. Aleksandër Lahon (Rrumin) e njoh. Kam udhëtuar në makinë me të. ME 1 nëntor 2019 kemi qenë në një Benz.  imi. Jam takuar në Sukth me Rrumin dhe kemi vajtur në Durrës. Pasi drekuam jemi kthyer prapë në Sukth. Pasdite shkuam prapë në Durrës dhe pime kafe tek "Korali" në plazh.

Rrumi takoi disa persona, por nuk i njoh.

Erdhi aty edhe Andi Maloku, që ka qenë me prokurorin Arjan Ndoja.

Me atë do takohej Rrumi.

Kanë qëndruar rreth një ore tek Korali. Ne kemi qëndruar tek kafja ngjitur.

Pasi dolën nga lokali, unë prisja të merrja Rrumin.

Dolën njëkohësisht me Arjanin. Hipën në një makinë, atë të Arjanit.

U nisëm për Sukth. Para ishte mjeti i tyre, pastaj unë, në distancë të afërt.

U futëm në autostradë. Pa shkuar tek mbikalimi i Shkozetit, na parakaluan dhe qëlluan mjetin e prokurorit.

Ishte një mjet gri.

Zhurmë nuk dëgjova se kisha xhama mbyllur, por pashë plumbat që dolën nga makina.

Makina e prokurorit devijoi nga rruga. Unë vetëm ju dhashë ndihmën e shpejtë.

Mjetin e drejtonte Andi Maloku. Në sediljen e parë qe prokurori dhe pas Rrumi. Të tre u dëmtuan në ngjarje.

Jam takuar me Pëllumb Muharremin (Rrumin) pas atij momenti. Kemi diskutuar, por nuk di pse i ndodhi kjo gjë.

Ai nuk ka pasur asnjë konflikt. Për autorë të ngjarjes, vetëm çfarë kam dëgjuar nga media.

 

Pyet avokati Ilia Ilia avokat i Plarent Dervishaj: Prej sa kohësh ke miqësi me Rrumin?

Dëshmitari: Me Rrumin kam pasur shoqëri prej vitit 2016.

Ditën e ngjarjes e kam shoqëruar si shok Rrumin.

Të pandehurit i njoh vec nga media.

Emrin e Plarent Dervishajt nuk e kam dëgjuar ndonjëherë nga Rrumi.

Avokati: A keni përdorur Sky ECC?

Dëshmitari: Nuk kam përdorur ndonjëherë telefon të enkriptuar, Sky Ecc. As Rrumi nuk ka përdorur ndonjëherë.

Avokati: A ke dijeni për atentatin që i është bërë Plarent Dervishajt, Mecces e Haxhiajt?

Dëshmitari: Jo, skam asnjë dijeni.

Avokati: A keni më raporte me Rrumin?

Dëshmitari: Sot nuk kam asnjë raport me Pëllumb Muharremin. Nuk e di se ku ndodhet.

Nuk kam dijeni as për problemet e tokave në Hamallaj.

Avokati: A ke qenë në Vlorë ditën që është vrarë një gjyqtar?

Dëshmitari: Jo

Dervishaj: Keni dëgjuar ndonjë emër so atentator?

Dëshmitari: Jo nuk kam dëgjuar.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme