Kronika 9 December 2025, 22:29 Nga VNA

Atentati ndaj Gilmando Danit, shoqërohet në polici një person nga Fushë Kruja

Ndaje në Whatsapp

Atentati ndaj Gilmando Danit, shoqërohet në polici një person nga

Policia e Tiranës ka ndaluar një person si të dyshuar për atentatin në Rinas ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani alias Sheqeri.

Mësohet se personi në fjalë, me iniciale B.Xh. nga Fushë Kruja, do të merret në pyetje si person që mund të ketë dijeni për rrethanat e ngjarjes, duke ndihmuar hetimin që po zhvillohet nga autoritetet.

Kujtojmë se  Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit bashkë me Muçi Shaljanin sapo u kthyen nga Spanja kur iu zu pritë në Rinas. Për të verifikuar lëvizjet e tyre, autoritetet shqiptare i kërkuan informacion Spanjës nëse mund të siguronin ndonjë të dhënë të vlefshme. Por deri më tani hetuesit nuk kanë mundur të marrin ende përgjigje prej tyre.

Pas atentatit në Krujë u zbulua një banesë e kthyer në një bazë të tërë armatimi, ndërsa në kërkim u shpall poseduesi Ylli Zalla. Dyshimet e hetuesve janë se prej andej mund të ketë lëvizur automjeti Toyota i atentatorëve, por pa pasur sërish prova konkrete për fajësi.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme