Kronika 19 September 2025, 11:56 Nga VNA

Atentati ndaj Arjan Ndoj, pajtuesi i gjaqeve: Babai i Redian Rrajës kërkoi pajtim, ndalni armët sa të sqarohet ngjarja

Ndaje në Whatsapp
Atentati ndaj Arjan Ndoj, pajtuesi i gjaqeve: Babai i Redian Rrajës

Pas atentatit te mbikalimi i Shkozetit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj me 1 të vrarë dhe dy të plagosur, babai i ekzekutorit Redian Rraja dërgoi një pajtues gjaqesh tek babai i viktimës Andi Maloku. Haxhi Murati dëshmoi në procesin ndaj Plarent Dervishaj dhe Julian Meçes dhe tregoi takimet që ai kreu me kërkesë të babait të Rrajës.

Dëshmia e Haxhi Muratit

Në 2019 kam jetuar në Krujë. Kam një biznes. Kam qenë edhe kryeplak disa muaj.

Asllan Rrajën (babai i Redian Rrajës) e njoh. Kur ka ndodhur ngjarja, më ka ardhur tek shtëpia. Meqë unë merrem me pajtime gjaqesh, më kërkoi të shkoja në Shijak, të takonim babain e viktimës (Andi Maloku), që të mos vazhdohej pushka. Mos vazhdohej pushka derisa të sqarohej ngjarja.

Isha me dy vetë të tjerë. Shkuam tek shtëpia e atij djalit, viktimës. Kemi takuar babain e atij dhe më pas kemi lënë që takimi të bëhej në Shijak.

Unë isha në dy takime, por pastaj erdhi ai virusi dhe nuk bëmë më takime. Isha bashkë me dy shokë.

Në takimet kanë qenë babai i Andi Malokut dhe ca të tjerë. Ne i kemi përcjellë fjalët e Asllan Rrajës, që nuk është djali im në ngjarje. Duroni sa të zbardhet ngjarja. Babai i viktimës na ka thënë fjalë shumë të mira, na ka thënë: Vetëm na tregoni realitetin.

Më vonë e kam takuar Asllan Rrajën dhe i kam thënë që ti nuk zbardhë asnjë gjë.

Emrin e djalit të Asllanit nuk e mbaj mend, por ka pasur një punë në Fushë-Krujë kështu për dhëmbët. Redian Rrajën nuk e njoh. Atë deputetin Rraja po, e njihja.

I përgjigjet avokatit Ilia Ilia:

Fillimisht ne kemi takuar veç të atin e viktimës dhe të shoqen e tij në Tiranë. Takimin e dytë e bëmë në Shijak, me kërkesë të tij, pasi kishte vëllezërit dhe njerëzit e tij.

Biseduam për ngjarjen. Nuk janë përmendur emra konkretë për autorët e mundshëm të ngjarjes, përveç emrit të djalit të Asllanit, që thoshin ka qenë në ngjarje.

Ne kemi dashur të takonin edhe Aleksander Lahon (Rrumin), meqë ishte dëmtuar në ngjarje dhe ta pyesnim, mos zbardhnim gjë nga ngjarja. Do iknim me iniciativën tonë, por nuk u takuam.

Tek Arjan Ndoja nuk kemi kërkuar ta takonim.

I pandehuri Plarent Dervishaj ndërhyn dhe pyet:

The që djali i Asllan Rrajës (Redian Rraja) nuk ishte arrestuar kur ju kërkoi juve të kontaktonit familjarët e Andi Malokut?

Dëshmitari: Nuk e di nga e ka marrë informacionin Asllan Rraja. Ai më ka thënë, djali im nuk është fajtor. Më ka thënë, thuaji familjes, derisa ta zbardhim nëse ka faj apo jo djali im, të mos na vrasin.

Unë kaq mund të bëja me kapacitetin që kisha. Ata na kanë pritur shumë mirë.

Plarent Dervishaj: Emra konkretë janë përmendur, që kanë lidhje me atentatin

Dëshmitari: Jo, s’më janë përmendur.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme