Kronika 11 August 2025, 18:52 Nga VNA

I mituri 15-vjeçar që i mbijetoi aksidentit në “Qafa e Koshovicës” humb jetën në spital

Ndaje në Whatsapp
I mituri 15-vjeçar që i mbijetoi aksidentit në “Qafa e

Një 15-vjeçar, i cili kishte mbijetuar aksidentin rrugor në zonën e njohur si “Qafa e Koshovicës”, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.

Djali ishte shpëtuar vetëm disa ditë më parë falë ndërhyrjes së guximshme të efektivit 26-vjeçar, Klajdi Mustaj, i cili rrezikoi jetën duke nxjerrë nga automjeti të dëmtuar katër personat që ndodheshin brenda. Sipas burimeve zyrtare, automjeti kishte rrezik të shpërthente në flakë.

Ngjarja ndodhi të premten rreth orës 20:00, kur një automjet humbi kontrollin, përmbys dhe mbeti i bllokuar në anë të rrugës me katër persona të plagosur brenda. Situata u bë më alarmante kur nga automjeti filloi të dilte tym i dendur, duke rritur rrezikun e një shpërthimi.

 

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme