Kronika 5 August 2025, 08:54 Nga VNA

Atentati me tritol në Tiranë: Shpallet në kërkim 36-vjeçari nga Fushë-Kruja

Ndaje në Whatsapp
Atentati me tritol në Tiranë: Shpallet në kërkim

Klodian Steli është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se është autori i vendosjes së një sasie tritoli në garazhin e shtetasit Elvis Kosova, në rrugën “Peti” në Tiranë.

Njoftimi

Zbardhet autorësia e vendosjes së lëndës plasëse në garazhdin e shtetasit Elvis Kosova ndodhur më datë 24.07.2025.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Gjendet dhe automjeti me të cilin ky shtetas lëvizi gjatë kryerjes së krimit.

Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 24.07.2025, në rrugën “Peti”, ku në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E. K. u vendos një sasi lënde plasëse, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin:

K. S., 36 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme