Kronika 5 October 2025, 09:06 Nga VNA

Atentati me eksploziv ndaj Isuf Jacaj dhe dyshimet mbi grupin e Ervis Lamit

Ndaje në Whatsapp
Atentati me eksploziv ndaj Isuf Jacaj dhe dyshimet mbi grupin e Ervis Lamit

Isuf Jacaj, është personi që u ekzekutua mbrëmjen e kaluar me një shpërthim eksplozivi në lagjen nr.3 të Sarandës.

58-vjeçari, person me precedentë penalë, është babai i 31-vjeçarit Klaus Jacaj, i arrestuar për akuzën  “përkrahje e autorit të krimit”. Klaus Jacaj dyshohet se ka qenë pjesëmarrës ne ngjarjen e ndodhur më 17 korrik 2025, kur në lagjen  nr.4 të Sarandës, Ramazan Zoto plagosi Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lamën nga Kamza.

Dy të plagosurit janë miqtë e një prej njerëzve që konsiderohet si më i rrezikshmi në botën e krimit, Ervis Lami.

Ai është i shpallur në kërkim policor për vrasjen e postierit Lulzim Visha në periferi të Tiranës, ndërsa dyshohet se është i përfshirë edhe në zhdukjen e Leonard Theodhorit dhe Fatmir Sulovarit në Sarandë. Lami dyshohet se është pjesë e grupit të Eldjan Allushit.

Sipas policisë, pikërisht grupi i Ervis Lamit dyshohet se është i përfshirë në atentatin me eksploziv ndaj Isuf Jacaj. Më herët, me 21 në automjetin e djalit të tij, Klaus Jacaj  u vendos tritol dhe mjeti u shkatërruar plotësisht.

Isuf Jacaj, që njihej me nofkën Bushi, ka disa rekorde kriminale, ku edhe më herët në 2011 i ka mbijetuar një atentati me armë zjarri, po në lagjen 3 të Sarandës. Ai kohët e fundit punonte në sektorin e turizimit, pasi përmes një skafi trasportonte turistë.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme