Kronika 30 August 2025, 10:47 Nga VNA

1 mijë euro për një tendë nga punonjësit e IMT, vetëdorëzohet Klajdi Zhilla. Nis në GJKKO masa për kolegun

Ndaje në Whatsapp
1 mijë euro për një tendë nga punonjësit e IMT,

Në GJKKO nis seanca për caktimin e masës së sigurisë për Geraldo Fuçinë, pumonjës i IMT i cili dyshohet për korrupsion.

Dy punonjësit e IMT-së akuzohen se i kërkuan një qytetari shumën prej 1 mijë eurosh një personi për të mos i prishur tendën e lokalit. Ndaj dy ish-punonjësve të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit rëndon akuza e korrupsionit pasiv.

Klajdi Zhilla, punonjësi tjetër i IMT është vetëdorëzuar mbrëmë në Policinë e  Tiranës dhe do të njihet me masën në një seancë të ndarë.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të operacionit policor të koduar “Hapësira publike”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare bënë ndalimin e shtetasit K. Zh., 35 vjeç, banues në Tiranë, inspektor i IMT, bashkia Tiranë, i cili u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Hapësira publike”, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të kryera në bashkëpunim.

Materialet procedurale u referuan për veprime të mëtejshme në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme