Kronika 6 December 2025, 10:27 Nga VNA

I dyshuar për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla, sot seanca për Nevzat Spahon për masën e sigurisë

Ndaje në Whatsapp

I dyshuar për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla, sot seanca për

Sot, do të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj Nevzat Spahos, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla, ngjarje e ndodhur gjashtë ditë më parë.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan ka regjistruar dje, më 5 dhjetor 2025, kërkesën e Prokurorisë së Elbasanit për vlerësimin e ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit ndaj Nevzat Spahos.

Seanca pritet të mbahet me dyer të mbyllura, sipas vendimit të gjykatës.

Ndërkohë, një ditë më parë, Gjykata e Elbasanit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Xhino Agon, i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme