Kronika 11 October 2025, 12:31 Nga VNA

I dënuar për vrasjen e një biznesmeni në Shkodër, lirohet nga 41 biss Altin Kodra

Ndaje në Whatsapp
I dënuar për vrasjen e një biznesmeni në Shkodër,

Altin Kodra është liruar nga burgu i Peqinit. Kodra ishte në regjimin 41 biss dhe u lirua pas përfundimit të dënimit. Altin Kodra ishte dënuar me 22 vjet burgim nga Gjykata e Shkodrës, për vrasjen e një biznesmeni në Shkodër në vitin 2006.

Gjatë kohës që ka qenë duke vuajtur dënimin, ai është dënuar edhe për vepra të tjera penale. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë e ka dënuar për kryerjen e veprës penale “Largim nga vendi i qëndrimit”.

Po ashtu, është dënuar në dy raste të tjera, me vendim të formës së prerë për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP”.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme