Kronika 7 October 2025, 13:26 Nga VNA

I dënuar për vrasje, braziliani arrestohet në Rinas duke hyrë në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
I dënuar për vrasje, braziliani arrestohet në Rinas duke

Një shtetas brazilian i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, gjatë tentativës për të hyrë në territorin shqiptar.

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit ndaluan dhe arrestuan provizorisht Alex Fernado Vioti, 51 vjeç, banues në Itali. Gjatë verifikimeve rutinë në hyrje/dalje të vendit, rezultoi se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar nga autoritetet braziliane.

Gjykata e Goiania në Brazil e ka dënuar Viotin në vitin 2023 me 8 vite burgim, për veprën penale "Vrasja".

Interpol Tirana ka nisur procedurat dhe po bashkëpunon ngushtësisht me Interpol Brasilia për finalizimin e ekstradimit të 51-vjeçarit drejt Brazilit.

Autoritetet shqiptare theksojnë se kontrollet në kufi janë intensifikuar për të goditur veprimtaritë e paligjshme dhe për të ndaluar personat në kërkim ndërkombëtar.

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme