Kronika 8 December 2025, 10:41 Nga VNA

I dënuar në Francë për trafik droge/ Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e pasurive

Ndaje në Whatsapp
I dënuar në Francë për trafik droge/ Prokuroria e

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar konfiskimin e pasurive të shtetasit Elton Arkaxhiu, i dënuar më herët në Francë për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, si dhe të personave të lidhur me të. Sipas hetimeve të procedimit pasuror nr. 03 të vitit 2024, pasuritë në fjalë nuk justifikohen me të ardhura të ligjshme dhe dyshohet se janë krijuar nga aktiviteti kriminal.

Analiza financiare ka treguar se gjatë viteve 2005–2010, kur janë blerë njësitë e shërbimit dhe pasuria e paluajtshme me nr. 5/255, E.A. dhe i vëllai i tij B.A. nuk kanë pasur mundësi financiare për të mbuluar investimet. Të ardhurat e deklaruara (rroga, pensione, aktivitet tregtar, hua e të tjera) kanë rezultuar shumë më të ulëta se shpenzimet e kryera, duke krijuar diferenca negative të verifikuara nga akti i ekspertimit.

Po ashtu, hetimet kanë zbuluar se edhe shtetasi A.M., i cili pretendon pronësinë e një njësie shërbimi prej 63 m², nuk ka pasur mundësi financiare në momentin e blerjes së pasurisë në vitet 2005–2006. Deklarimet e administratorit të shoqërisë “INA” sh.p.k. kanë treguar se pagesat për kontratat janë kryer nga B.A., duke ngritur dyshime të arsyeshme se pasuria në fakt është në zotërim të E.A.

Në bazë të ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit”, Prokuroria kërkon konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit të pasurive të mëposhtme:

Truall 71.52 m² dhe ndërtesë 37.52 m², me nr. 5/255, blerë më 04.08.2010 për 9.332.800 lekë, në pronësi të E.A.;
Njësi shërbimi 108 m², vlerësuar 210.000 euro, në pronësi të B.A.;
Njësi shërbimi 63 m², vlerësuar 126.000 euro, në pronësi të B.A.

 

 


Prokuroria argumenton se ka prova të mjaftueshme për të justifikuar sekuestrimin dhe konfiskimin e këtyre pasurive, duke i konsideruar produkte të veprimtarisë kriminale.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme