Kronika 21 September 2025, 20:32 Nga VNA

I apasionuar pas motorëve, 16-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident

Ndaje në Whatsapp
I apasionuar pas motorëve, 16-vjeçari shqiptar humb jetën

Një adoleshent shqiptar, Manuel Leti, 16 vjeç, nxënës i informatikës në Qendrën e Formimit Profesional “Zanardelli” në Darfo, ka humbur jetën në mënyrë tragjike pas një aksidenti rrugor. Sipas mediave italiane, Manuel po udhëtonte me motorin e tij tip “KTM Duke 125” në rrugën “4 Nëntori”, kur në kryqëzimin me rrugën “Caduti della Resistenza”, u përplas me pjesën e përparme të një automjeti Audi, të cilin e drejtonte një 44-vjeçar. Përplasja, megjithëse e konsideruar fillimisht e lehtë, rezultoi fatale, pasi motori humbi kontrollin dhe u përplas me një shtyllë ndriçimi.

Manuel ra me forcë në asfalt dhe, fatkeqësisht, përdorimi i kaskës nuk mjaftoi për të shmangur fatalitetin. Një mik i tij, që po e ndiqte me një tjetër motor, ishte dëshmitar i ngjarjes së rëndë. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të ambulancave dhe helikopterit të emergjencës Areu, përpjekjet për ta reanimuar rezultuan të kota, pasi dëmtimet në kraharor dhe bark ishin tepër të rënda.

16-vjeçari, i lindur në Itali nga prindër me origjinë shqiptare, ishte rritur në Pian Camuno dhe prej disa muajsh ishte zhvendosur në Artogne. Manuel kishte edhe një motër më të madhe dhe një vëlla më të vogël.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme