Kronika 20 January 2026, 16:03 Nga VNA

I akuzuar për vrasjen e 2 personave në ‘97-ën, gjykata vendos 23 vite burg për ish-policin Tomor Çela

Ndaje në Whatsapp
I akuzuar për vrasjen e 2 personave në ‘97-ën, gjykata

Gjykata e Tiranës dënoi me 23 vite burgim Tomor Çelën, i cili është i akuzuar për vrasjen e dy personave në vitin e mbrapshtë 1997. Ish-polici Çela u ekstradua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vendin tonë më 2 qershor 2022. Pasi erdhi në Shqipëri ai kërkoi rigjykim, por gjykata, pasi e shqyrtoi çështjen, la në fuqi dënimin që kishte dhënë më herët.

Nga hetimet rezultoi se i pandehuri Tomor Çela ka punuar si punonjës policie në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë, detyrë nga e cila është liruar më datë 15.06.1997. Gjatë kohës që ka qenë në detyrë ai ka qenë i pajisur me armën automatike model Kallashnikov, të cilin nuk e ka dorëzuar, por e ka mbajtur në banesë pa leje të organeve kompetente.

Ky shtetas, më datë 27.11.1997 rreth orës 20:30, në lagjen nr. 9, rruga B. Curri, ka qëlluar me armë zjarri automatike ndaj viktimave, shtetasve Ledian Hoxha dhe Elton Dani, duke u shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Viktimat në momentin e vrasjes kanë qenë duke udhëtuar me një mjet tip autoveturë Volvo. Pas kryerjes së vrasjes, i pandehuri Tomor Çela është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Gjatë hetimit të këtij procedimi penal nuk është përcaktuar qartë shkaku i ndodhjes së kësaj ngjarjeje të rëndë me pasojë vrasjen e shtetasve Elton Dani dhe Ledian Hoxha. Nga sa doli gjatë gjykimit, rezulton se i pandehuri, tre-katër ditë përpara ngjarjes, duke drejtuar një mjet tip Benz Mercedes 240, është përplasur me autoveturën ku udhëtonin dy miqtë Hoxha dhe Dani, ku për pasojë janë dëmtuar të dy mjetet. Pas aksidentit i pandehuri është konfliktuar me ta dhe më pas, duke mos u dakordësuar në lidhje me dëmet e shkaktuara, kanë lindur kontradikta të cilat kanë çuar në ndodhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë me pasojë vrasjen e shtetasve Ledian Hoxhës dhe Elton Danit.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme