Kronika 25 August 2025, 14:01 Nga VNA

Hiqej si shofer i kancelares së SPAK dhe kërcënoi inspektorët e IMT-së, përfundon në pranga

Ndaje në Whatsapp
Hiqej si shofer i kancelares së SPAK dhe kërcënoi

Një person ka përfunduar në pranga pasi u identifikua duke u shtirur si shofer i kancelares së SPAK, me qëllim për të penguar një kontroll të ndërtimeve pa leje. Ngjarja ka ndodhur gjatë një inspektimi nga IMT, ku burime zyrtare bëjnë me dije se Romario Ibraliu kishte ndërtuar pa leje një banesë.

Kur inspektorët e IMT-së shkuan për të verifikuar dokumentacionin dhe për të bërë kontrollin përkatës, Ibraliu ka tentuar t’i pengojë duke i kërcënuar dhe duke u thënë se punonte si shofer i kancelares së SPAK.

Pas verifikimeve të kryera, u konfirmua se Ibraliu nuk ka pasur asnjëherë lidhje punësimi me SPAK-un. Ai është arrestuar menjëherë, ndërsa për objektin e ndërtuar pa leje është bërë kallëzim në prokurori dhe pritet të ndiqen procedurat e mëtejshme hetimore.

 

 

 

 

Video

🔴 Po ndodh Të rinjtë qëllojnë me gurë drejt policisë, këta të fundit përgjigjen me ujë me presion.

🔴PO NDODH TANI

Protestuesit zhvendosen nga Ministria Arsimit drejt Kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme