Kronika 11 October 2025, 13:31 Nga VNA

Hiqej si prokuror i SPAK dhe mashtronte qytetarët, lihet në burg Alban Muço

Ndaje në Whatsapp
Hiqej si prokuror i SPAK dhe mashtronte qytetarët, lihet në burg Alban

Gjykata e Sarandës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Alban Muçon, i cili mashtronte qytetarët dhe u premtonte punësim në institucionet e drejtësisë, teksa prezantohej si funksionar i lartë Prokurorisë së Posaçme.

Ndaj tij rëndon akuza e “mashtrimit dhe përvetësimit të titullit”. Hetimet kanë zbuluar se Alban Muço ka mashtruar disa të rinj në Sarandë, duke u premtuar punësim në institucione të drejtësisë me pagë të majme deri në 2800 euro si dhe dieta e shpenzimet të tjera.

Avokati i tij, Armand Çaushi, kërkoi caktimin e një masë me të lehtë sigurie, duke pretenduar se klienti i tij nuk përbën rrezik të largohet apo të kryejë vepra të tjera penale. Ai tha se Muço po jetonte një fazë deluzionale, që mendon se është prokuror.

Pavarësisht pretendimeve të mbrojtjes, gjykata vendosi ta lërë atë prapa hekurave.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme