Kronika 19 December 2025, 08:59 Nga VNA

Hidhet lëndë plasëse në një automjet në Selitë të Vogël, vetëm dëme materiale

Ndaje në Whatsapp
Hidhet lëndë plasëse në një automjet në

Një sasi lënde plasëse është hedhur gjatë natës në një automjet të parkuar në oborrin e një banese në Selitë të Vogël. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:20 të datës 19.12.2025.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti është në pronësi të shtetasit Dritan Jano, 39 vjeç. Si pasojë e shpërthimit, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia bën me dije se mjeti ka qenë i parkuar në oborrin e banesës së pronarit në momentin e ngjarjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme