Kronika 13 January 2026, 12:33 Nga VNA

Hetimet për pasurinë e Berishës/ Pas Këlliçit, edhe Indrit Hoxha pyetet në SPAK për financimin e Kuvendit Kombëtar të PD në stadium

Ndaje në Whatsapp

Hetimet për pasurinë e Berishës/ Pas Këlliçit, edhe

Pas marrjes në pyete të deputetit të Partisë Demokratike, Belind Këllici, gjatë ditës së hënës, ishte radha e Indrit Hoxhës që të paraqitej në SPAK dhe të jepte shpjegime në kuadër të një hetimi pasuror që po kryhet ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha, dhe familjarëve të tij.

SPAK është duke hetuar mënyrën e financimit të Kuvendit të Rithemelimit në 11 dhjetor 2021,  kur Berisha përplasej me Lulzim Bashën për logon dhe vulën e PD-së, betejë të cilën ish-kryeministri do ta fitonte me vendim të Gjykatës së Apelit.

Hoxha, sipas burimeve, është pyetur në cilësinë e njërit prej organizatorëve të Kuvendit të Rithemelimit dhe është pyetur lidhur me mënyrën e financimit të Kuvendit. Aktualisht ai mban postin e sekretarit të Diasporën dhe njëherazi është anëtar i Kryesisë së PD-së.

Sali Berisha po gjykohet në GJKKO për korrupsioni kryer në bashkëpunim për dosjen Partizani, ndërsa SPAK po heton edhe pasurinë e tij e të familjarëve.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme