Kronika 4 December 2025, 12:16 Nga VNA

Hetimet për vrasjen e Mondi Mëhallës, Nevzat Spaho nuk pranon të flasë në polici

Ndaje në Whatsapp

Hetimet për vrasjen e Mondi Mëhallës, Nevzat Spaho nuk pranon

Një ditë pas arrestimit të Nevzat Spahos, person i konsideruar kyç për atentatin ndaj biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, vazhdon të mos japë detaje mbi ecurinë e hetimeve. Deri më tani, asnjë nga të arrestuarit nuk ka pranuar të ofrojë informacion të vlefshëm për grupin hetimor.

Të premten pritet që para trupës gjykuese të dalin ish-ortaku i viktimës, Xhino Ago, si dhe roja i karburantit, Kujtim Pisha, të cilët do të njihen me masat e sigurisë. Pisha akuzohet për moskallëzim krimi dhe në një dëshmi paraprake është shprehur se nuk njoftoi policinë në kohë për shkak të frikës nga ngjarja.

Përveç Spahos, Agos dhe rojës Pisha, policia arrestoi edhe Naldo Gjinin nga Lezha, i cili ishte parë ditët e fundit duke lëvizur me një automjet tip “Audi”. Ky mjet dyshohet të jetë përdorur nga autorët në ekzekutimin e 43-vjeçarit dhe rezulton në pronësi të biznesit të viktimës, që ofronte makina me qira. Pas krimit, automjeti u gjet i djegur në fshatin Mirakë, ku u gjet edhe një armë zjarri.

Ndërkohë, në kërkim vazhdojnë të jenë Marselo Arani dhe Armando Kola, të dy të identifikuar nga policia si autorët e dyshuar të vrasjes së biznesmenit.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme