Kronika 29 April 2026, 10:55 Nga VNA

Hetimet për Ballukun, SPAK kontroll familjarëve të ish-zv.kryeministres

Ndaje në Whatsapp
Hetimet për Ballukun, SPAK kontroll familjarëve të

SPAK intensifikon hetimet ndaj ish-zv.kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe urdhëron të paktën 15 kontrolle, pasi ka dyshime të arsyeshme që mund të sigurojnë prova që i shërbejnë hetimit të ccështjes. Lajmi konfirmohet nga burime të besuara pranë institucionit të akuzës, të cilat theksojnë se kontrollet janë miratuar me vendim të Gjykatës së Posacme. Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zbarkuar që në mëngjes në banesa dhe zyra dhe kanë marrë prej andej celularë, dokumenta, por edhe pajisje të tjera.

Burimet konfirmojnë se këto kontrolle të reja lidhen me hetimet që prokurorët e posacëm po kryejnë në drejtim të disa transaksioneve të dyshuara bankare, që dyshojnë se lidhen në mënyrë të drejtëpërdrejtë me ish-numrin dy të qeverisë.

Këto kontrolle vijnë pas atyre të kryera në fund të dhjetorit 2025 dhe janarit 2026 ku u sekuestruan telefonë të biznesmenëve të njohur si Ilir Shtufi dhe Rrok Gjoka, etj të cilët po kqyren nga ekspertët.

Paralelisht me këto veprime hetimore, SPAK iu ka dhënë rrugë edhe letërporosive ku ka kërkuar informacion jashtë vendit për Belinda Ballukun dhe persona të bashkëlidhur me të.

Balluku është e pandehur për tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe nën hetim për lotet e Unazës së Madhe.

SPAK kërkoi arrestimin e Ballukut, por maxhoranca socialiste votoi kundër. Ndaj ish-zv.kryeminitres mbeten në fuqi dy masa sigurie: Ndalim për të dalë jashtë vendit dhe pezullim nga ushtrimi i funksioneve.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme