Kronika 30 April 2026, 16:09 Nga VNA

Hetimet ndaj Ballukut, ish-sekretarja e MIE Viola Haxhiademi dëshmon në SPAK

Ndaje në Whatsapp

Hetimet ndaj Ballukut, ish-sekretarja e MIE Viola Haxhiademi dëshmon

Viola Haxhiademi, ish-sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë sapo la ambientet e SPAK ku dha dëshmi lidhur me hetimet që po kryhen ndaj Belinda Ballukut. Drejtoresha e KESH njihet si një ndër njerëzit e besuar të Ballukut, u pyet si person në dijeni një ditë pas kontrolleve të SPAK për 20 persona, individë dhe shoqëri.

Balluku po hetohet për abuzime me tenderat e rrugëve dhe ditët e fundit SPAK ia intensifikuar hetimet për ish-zv.kryeministren dhe ish-ministren e  Infrastrukturës dhe Energjisë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme