Kronika 17 January 2026, 12:06 Nga VNA

Hetimet e SPAK/ Si funksiononte rrjeti i mashtrimit me call center-at në kullën “Green Tower”: Premtoheshin shuma deri në 50 mijë euro

Ndaje në Whatsapp

Hetimet e SPAK/ Si funksiononte rrjeti i mashtrimit me call center-at në

Në kuadër të një hetimi të përbashkët me autoritetet italiane, SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë kryer kontrolle në disa ambiente të marra me qira në Tiranë. Kontrollimet u fokusuan në gjetjen e materialeve dhe sendeve të tjera të lidhura me një hetim për mashtrim përmes call center-ave.

Nga operacioni rezultojnë 10 persona të arrestuar, ndërsa dy të tjerë, pronarët e qendrave të thirrjeve, janë shpallur në kërkim.

Hetimi nisi pas denoncimeve të publikuara në emisionin italian “Le Iene”. Gazetari Luigi Pelazza, pas disa javësh hetimesh, ka zbuluar një skemë të organizuar që vepron në disa vende, përfshirë Shqipërinë, dhe ka mashtruar dhe vjedhur miliona euro nga mijëra viktima në të gjithë botën.

Skema bazohet në telefonata që premtojnë fitime të shpejta dhe platforma dixhitale që simulojnë investime të rreme. Sipas burimeve të brendshme, hetuesit kanë identifikuar edhe nivelet më të larta të organizatës, përfshirë personin përgjegjës për rekrutimin e stafit në call centerat shqiptare.

Gazetari italian tregoi se operatorët kërkonin një investim fillestar prej 250 eurosh për të investuar në aksionet e kompanisë Finivest, të pretenduara si të garantuara nga shteti italian. Pasi viktimat pranonin të investonin, u jepet akses në një websajt ku u shfaqej një shumë fiktive prej 50 mijë eurosh. Kur viktimat përpiqeshin të tërhiqnin paratë, u kërkohej të bënin transfertë të re, duke u marrë kështu shumën e investuar dhe shumëfishin e saj, që kurrë nuk mund të kthehej.

Autoritetet italiane kanë gjurmuar personat përgjegjës deri në Shqipëri, çka solli edhe ndërhyrjen e SPAK dhe Policisë së Shtetit.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme