Kronika 30 August 2025, 09:11 Nga VNA

Hetimet e prokurorisë, si nëna pensioniste e Kristian Konit bleu apartamente në zemër të Tiranës

Ndaje në Whatsapp
Hetimet e prokurorisë, si nëna pensioniste e Kristian Konit bleu

Të tjera detaje dalin në dritë lidhur nga hetimet e prokurorisë për Kristian Konin, pasuria e të cilit është sekuestruar pasi dyshohet se rrjedh nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës dhe lidhjet e tij me organizatën mafioze Camorra.

Në dosjet thuhet se “Nga verifikimet e kryera, është evidentuar se shtetasi Kristian Koni ka kryer një numër të konsiderueshëm transaksionesh për shitblerje pasurish të luajtshme gjatë periudhës 2013-2024”.

Është konstatuar se edhe nëna e tij, shtetasja Fitnete Meta ndonëse figuron si pensioniste, ka qenë e përfshirë në disa transaksione pasurore në vlera relativisht të larta. Konkretisht: Më datë 13.09.2014, Fitnete Meta i ka shitur palës blerëse Elton Doma pasurinë: "Apartament me sipërfaqe 124.6 m², ndodhur në Farkë, Tiranë", kundrejt çmimit 50,000 euro. Mënyra e pagesës e deklaruar në kontratë: Shuma konsiderohet e likuiduar si detyrim që Fitnete Meta kishte ndaj Elton Domës që nga viti 2012. Më datë 04.11.2014, Fitnete Meta ka blerë nga pala shitëse "Ndërtim Vila Co" sh.p.k,  apartament me sip. 79.51 m², në Rrugën e Barrikadave, Tiranë", për çmimin 54,000 euro.

Në kontratën noteriale nr. 996/169, datë 07.11.2006, është deklaruar se shuma është likuiduar jashtë zyrës noteriale, në tërësi, nga pala blerëse. Më datë 22.10.2018, Fitnete Meta ka shitur palës blerëse Roland Sh., apartament me sip. 79.51 m² dhe një garazh me sip. 12.5 m²", kundrejt çmimit total prej 10,823,831 lekësh. Pagesa është realizuar nëpërmjet llogarisë bankare të noterit, sipas deklarimit në aktin përkatës. Më datë 23.12.2019, Fitnete Meta ka porositur një apartament dhe një vend parkimi pranë sipërmarrësit Flamur Hoxhakundrejt çmimit 199,000 euro. Mënyra e pagesës është deklaruar se do të kryhej me këste, në llogarinë bankare të sipërmarrësit, me të ardhura të gjeneruara nga shitja e një apartamenti dhe garazhi në Tiranë.

Po ashtu sikurse VNA ka raportuar Kristian Koni kishte mosmarrëveshje edhe me biznesmenin Vesel Demiraj për blerjen e një vile. Fëmijët e Demirajt i mbijetuan një atentati në Lundër dhe nuk dihet nëse konflikti me Konin, është pistë e hetimit. Lidhur me Kristian Konin alias Ols Meta, prokuroria ka zbuluar se ai ka kryer transaksione të shumta, në një kohë që kompania e tij Kriol.AL nuk kishte asnjë të punësuar, por vetëm atë si përfaqësues, ndërsa nëna e tij ishte pensioniste dhe të ardhurat nuk justifikonin blerjen e pasurive në miliona euro. Asetet janë tashmë nën sekuestro, ndërsa Kristian Koni që ka dhe disa identitete të tjera është nën hetim për pastrim parash.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme