Kronika 15 May 2026, 15:42 Nga VNA

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, Prokuroria thërret kreun e AKU dhe drejtoreshën e ISHP-së

Ndaje në Whatsapp

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, Prokuroria

Në kuadër të hetimeve për rastin e helmimit të studentëve në Akademia e Sigurisë, Prokuroria e Tiranës ka thirrur për të martën për deklarime kreun e AKU-së, Ersid Hasanllari. Ai pritet të pyetet mbi kontrollet e mëhershme të kryera në institucion.

Një ditë më pas, të mërkurën, për deklarime do të paraqiten edhe drejtoresha e ISHP-së si dhe kreu i Kujdesit Shëndetësor të Njësisë Vendore Tiranë.

Më herët u raportua se AKU nuk ka dorëzuar ende në Prokurorinë e Tiranës dokumentacionin dhe rezultatet e kërkuara për rastin, pavarësisht një kërkese të mëparshme nga organi i akuzës. Hetuesit po verifikojnë nëse janë kryer kontrolle paraprake dhe çfarë rezultatesh kanë dhënë analizat mbi produktet ushqimore të konsumuara në akademi.

Ndërkohë, prokuroria është në pritje të akt-ekspertizës nga Mjekësia Ligjore, e cila pritet të përcaktojë përfundimisht shkaqet e helmimit.

Një ditë më parë, AKU njoftoi se analizat laboratorike kanë zbuluar praninë e Escherichia coli dhe stafilokokut në mostrat e makaronave të marra në kuzhinën e Akademisë së Sigurisë në Sauk.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme